Categories: Uncategorized

“Po plaken, po vdesin e po largohen”: Projeksioni i dhimbshëm për Shqipërinë

“Po plaken, po vdesin, po largohen”. Kështu titullohet një artikull i fundit i revistës së njohur “The Economist”, ku trajtohet fenomeni i tkurrjes së popullsisë së vendeve të Ballkanit.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Europës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet.

Të lidhura

None found

Në të gjithë Ballkanin popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon, edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.

Në grafikun e paraqitur nga “The Economist”, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%) – (shënim i “Monitor”). Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do ta ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11%.

Ndonëse është e vështirë të matësh emigracionin, “The Economist” thotë se të dhënat që janë në dispozicion japin një pamje të qartë. Popullsia e çdo vendi ballkanik po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët. Në të kaluarën popullsia u rrit përsëri pas valëve të emigrimit, pasi shumë gra kishin gjashtë fëmijë.

Tani pak kanë më shumë se një. Serbia mund të ketë më shumë pensionistë sesa njerëz në moshë pune deri vitin e ardhshëm. Në afat të shkurtër qeveritë nuk e kanë problem emigrimin, sepse ul papunësinë dhe rrit dërgesat nga jashtë. Por në planin afatgjatë, thotë Vladimir Nikitovic, demograf serb, është “katastrofike”. Rreth 50,000 njerëz largohen nga Serbia çdo vit. Nga ata që kthehen, rreth 10,000 janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim. Fëmijët e tyre nuk do t’i ndjekin nga pas. Rajoni ka disa nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë.

Gratë boshnjake kanë mesatarisht 1.3 fëmijë dhe kroate 1.4 (Shqipëria e ka këtë tregues 1.37 – shënim i “Monitor”). Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, ka popullsinë më të re të rajonit, por shkalla e lindshmërisë së saj prej 2.0 (vetëm nën shkallën e zëvendësimit) ka rënë gjithashtu për vite me radhë. Diku tjetër normat janë të ngjashme me ato të vendeve të Europës perëndimore.

Por për shkak se Ballkani pothuajse nuk pret emigrantë taksapagues, paratë për pensionistët janë të pakta. Efektet e tkurrjes së popullsisë janë të ashpra. Kombinimi i emigrimit të shpejtë, lindshmërisë së ulët dhe imigracionit të lartë prodhon rezultatin më të keq të imagjinueshëm, thotë Kresimir Ivanda, demograf kroat. Greqia, Italia dhe Spanja kanë shkallë të ulët të lindjeve, por tërheqin shumë emigrantë. Në Poloni më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të lënë nga emigracioni.

të fundit

Haaland pyetet për çështjen financiare të Cityt: Nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigje

Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të…

19 minutes ago

Kumanovo hospital plans to hire 23 more medical residents, but how many are Albanian?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

2 hours ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të tjerë, por sa prej tyre janë shqiptarë?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

2 hours ago

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

8 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

8 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

8 hours ago