“E vetmja mënyrë për të ruajtur paqen është që të jesh i gatshëm për luftë dhe ne duhet të përgatitemi për luftë” tha sot në Athinë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Constantine Floros.
Ky i fundit foli për presionet që Greqia ka nga Turqia duke i quajtur ato “erëra arrogance që fryjnë mbi detin grek” duke thënë se sfida e ushtrisë greke është që të jetë e përgatitur për çdo rast, përcjell albeu.com.
Greqia dhe Turqia janë duke u përplasur gjatë kohëve të fundit për pasuritë nëntokësore në Egje. Turqia ka filluar që të bëjë eksplorime në jug të Qipros me argumentin se vendi nuk mundet që të shfrytëzojë pasuritë pa marrë në konsideratë edhe Qipron Turke.
Sëfundmi Turqia ka lidhur edhe një marrëveshje me Libinë për hapësirën detare, gjë e cila ka shqetësuar shumë Greqinë dhe Egjiptin pasi ndërpret aksesin e grekëve në Egjeun jug-lindor dhe të egjiptianëve në egjeun qendror. /albeu.com
Sulmuesi Federiko Kieza, shënoi për Liverpulin 6 minuta pasi u aktivizua në lojë, në ndeshjen hapëse për sezonin 2025-26 të…
Një emigrant shqiptar, i cili kishte mbërritur me gomone në Britani, filloi të shiste kokainë , pasi u arratis nga…
Dhjetë ditë më parë, SPAK ka marrë dëshminë e ish- deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me hetimet që po kryen…
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në fshatin Mollaj të Korçës, ku u plagos me thikë 28-vjeçari A. Kodra. Blutë…
Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje…
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Melania, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe…