Categories: Uncategorized

“Po na mbaron durimi”: Erdogani kercenon Greqinë me luftë

Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan është fokusuar sot tek përplasjet me Greqinë për ishujt dhe pasuritë hidrokarbure në Egjeun Lindor duke theksuar se “do të marrin gjithçka u takon në Mesdhe”.

Fjalimi i fortë i Erdogan u bë pak minuta më parë në Turqinë Lindore, raporton albeu.com.

“Ata që pushtuan Anadollin vetëm një shekull më parë duke e lënë në kushte të mjerueshme, tani janë duke bërë të fortin në Egje dhe Mesdhe.

Kjo i ngjan dikujt që fërshëllen ndërkohë që është duke ecur në varreza.

Ne do të marrim gjithçka që na takon në Egje dhe Mesdhe, dhe këtë do ta bëjmë me çdo kusht”, tha Erdogan duke shenjestruar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Greqinë, bëjnë me dije mediat turke.

Për javë të tëra, Turqia dhe Greqia janë në një “luftë të ftohtë” mes tyre në Egjeun Lindor për shkak të pretendimeve mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike aty.

Greqia pretendon se ajo zonë i përket asaj, kurse Turqia e kundërshton duke çuar aty për kërkime anijet e saj të shoqëruara edhe marina turke. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago