Categories: Uncategorized

Plas te Barcelona, mbledhje urgjente me tone të larta, shkak bëhet Messi

Imazhet flasin qartë. I ka publikuar “El Partidazo de Movistar”. Në një prej pushimeve të ndeshjes Selta VigoBarcelona, Eder Sarabia (ndihmësi i Setienit) donte që të komentonte me Leo Mesin një rast të ndeshjes.

Por, në atë moment, kapiteni i katalanasve i kthen shpinën dhe nuk e dëgjon. Sarabia mendoi që ishte thjesht keqkuptim dhe vendosi të dilte nga ana tjetër për të komunikuar me argjentinasin, por numri 10 vazhdoi sërish të pinte ujë dhe nuk i kushtoi asnjë rëndësi.

Të lidhura

None found

E injoroi përpara syve të Kike Setienit, i cili e pa më shumë sesa serioz të gjithë këtë situatë. Ishte një skenë e qartë që dëshmonte nervozizëm dhe tregon se raporti mes stafit teknik dhe futbollistëve është i ftohtë dhe i krisur. Nga pamjet kuptohet qartë që edhe Luis Suarez i drejtohet me nerva trajnerit Sarabia. Pas ndeshjes me Seltën pati një takim me tone të larta mes skuadrës dhe stafit teknik. Nuk është hera e parë që Eder Sarabia bëhet protagonist në ekipin katalanas, pasi edhe gjatë “El Clasico”-s bëri disa komente gjatë ndeshjes, të cilat nuk i pëlqyen aspak skuadrës.

TAKIM TË DIELËN – Një takim më i ashpër dhe me tone të ngritura ka ndodhur ditën e diel përpara nisjes së stërvitjes së Barcelonës. Lajmin e bën të ditur programi “Que T’hi Jugues”. Në këtë mbledhje futbollistët janë treguar të hapur dhe e kanë thënë mendimin e tyre për zëvendëstrajnerin Eder Sarabia. Ata i kanë thënë trajnerit Setien që nuk u pëlqen mënyra se si reagon dhe si flet në pankinë, prandaj do të ishte mirë që nga tani deri në fundin e sezonit të ishte vetë Setien protagonist dhe të merrej ai me gjithçka në skuadër.

Lojtarët duan që të kenë raport të drejtpërdrejtë me Kike Setienin dhe jo me Eder Sarabian, ashtu siç kishin me Ernesto Valverden. Shihet qartë që peshat e rënda të skuadrës nuk ishin dakord me largimin e “Milingonës” dhe raporti i tyre me Setienin ka ardhur në pikën e fundit. Me shumë mundësi, përfundimi i sezonit do të sjellë një largim të Kike Setienit, i cili nuk i ka menaxhuar mirë situatat dhe ka krijuar më shumë përçarje brenda grupit.

të fundit

Horoskopi 24 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…

4 hours ago

“Ferma VIP” nuk do zgjasë 100 ditë? Çfarë po ndodh me finalen

Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…

4 hours ago

Nominimi “kokë më kokë” me Blerinën nxorri jashtë ferme Henrin, shpërthen keq Albano Bogdo: Produksioni po fsheh videon

Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…

4 hours ago

“Fitorja jonë është e pashmangshme”/ Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj. Me votën tuaj keni tmerruar mafien e fjalës së lirë

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…

5 hours ago

Pas fitores së Berishës me 96% të votave, në PD shpërthen festa me fishekzjarrë!

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…

5 hours ago

Zgjedhjet me një kandidat në PD, Berisha konfirmohet kreu i selisë blu: Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…

6 hours ago