Categories: Uncategorized

“Plas” sherri në Kuvend, Spiropali: Diplomatët s’ janë gra që ulen tavolinave e joshen me uiski

As në interpelancën e sotme nuk kanë munguar replikat mes deputetëve. Këtë radhë, u përfshinë në debat deputeti i opozitës, Kostaq Papa dhe Ministres se Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, qe kishte ardhur në vend të ministrit të Jashtëm, pas kerkesës së opozitarit për probleme dhe çështje të shqiptarëve në rajon.

Papa akuzoi qeverinë për bashkëepunim me Serbinë për defaktorizimin e shqiptarëve, ndërkohe që ka shprehur pakënaqësi që ballafaqimi nuk do te ishte ne nivelin e kerkuar, pasi sipas tij, “ministrja nuk e mban dot peshën e problematikave me të cilat perballen shqiptarët”.

Qeveria shqiptare ka treguar në vijimësi një vëmendje dhe përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon. Kemi ngritur zërin për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, kemi adresuar problematika në respektimin e tyre. Realiteti flet për një trajtim të pabarabartë për shqiptarët në Serbi.

Flitet për mungesë besimi, për diskriminim të dukshëm të shqiptarëve, për mungesë perspektive dhe mos përfaqësim të tyre në strukturat shtetërore. Është arritur që nxënësit të kenë tekste shqipe këtë vit. Qeveria ka lokuar mbi 100 mijë euro vetëm për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ka restauruar shkollat në Bujanoc e Luginë. Janë bërë të gjitha përpjekjet nga shteti shqiptar për harmonizim në Serbinë e Jugut ka thënë Spiropali.

Debati

Papa: Është genocid i padukshëm. Koalicioni në Kosovën Lindore nuk ka substancë konkrete. Duhet harmonizuar faktori shqiptar në terren. Serbia faktorizon serbët në Kosovë dhe defaktorizon, me ndihmën e qeverisë së Tiranës, shqiptarët e Preshevës, të Medvegjëz, të cilët të papërfaqësuar ndihen të shtypur. Medvegja nuk është mbrojtur sa duhet. Çështja shqiptare është penguar nga Tirana, Prishtina, Shkupi, për arsye të atyre në pushtet.

Spiropali: Z. Papa bisedimet diplomatike nuk janë ulje nëper tryeza baresh dhe përfaqësuesit perballe nuk janë gra, që në përfytyrimin tuaj joshen me një uiski. Jane bisedime shume te veshtra qe kane per baze te drejtat qe i garantojne konventat dhe jo foklorizmat patriote qe ju shpaloset ketu. Qeveria jone, jo vetem si qeveri dinjitoze qe e ka ngritur zerin epr nje raport te drejta e te barabarte me fqinjer, por edhe konkretisht me hapa konkrete. Duhet ta shikoni fituesin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, foton e fitores e kishte me kryeministrin shqipotar dhe gjithe faktorin politik. Ne nuk ndikojmë te rreshtimi politik, por ne veprojmë, ashtu sic kemi vepruar me Luginën e Preshevës, kur për herë të parë bashkuam faktorin shqiptar në një listë të vetme.

Papa: Mos më ndërprisni, nëse kaloj disa sekonda. Duhet krijuar një ministri, duhet dhënë pasaporta shqiptare për të gjithë shqiptarët në këto zona. Duhet reagim i fortë politik dhe diplomatik në cdo rast, investime, ndryshim të përfaqësive diplomatike për të hequr korrupsionin e nepotizmin. Duhet një platformë e shpejtë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago