Categories: Uncategorized

Plas sherri në Krujë, babë e bir plagosin dy persona

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Krujë, ku sipas policisë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se autorët janë babë e bir, konkretisht V.A 57-vjeç, dhe E.A 22-vjeç.

Të plagosur kanë mbetur F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç të afërm mes tyre.

Policia ka mundur që të arrestojë në flagrancë 57-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 minute ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

23 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

44 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago