Categories: Uncategorized

Plas gallata me PS: E hëngër mortja! Spiuni paska emrin tim

Komisioni i Ligjeve e ka rrëzuar nismën e deputetëve të opozitës të prezantuar nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi për përjashtimin e ish-punonjësve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit.

Arsyeja ishte se ka një ligj në fuqi, dhe se më parë Gjykata Kushtetuese ka dhënë një sërë argumentesh se ligjet e mëparshme kishte nene antikushtetuese. Edhe se në nismën e re të Murrizit, sipas përfaësuesit të ministrisë së Drejtësië, bie ndesh me nenin 45 të Kushtetutës, për të drejtën për t’u zgjedhur dhe zgjedhë.

Ai theksoi se për të miratuar këtë ligj duhet më parë që të ndryshohet Kushtetuta. Deputeti i PS-së, Alket Hyseni u shpreh se ka ligji për të drejtën e informimit mbi të drejtën e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. “Unë vlerësoj se iniciativa vjen në kundërshtim të plotë me vendimine 2010-s të Gjykatës Kushtetuese dhe të opinionit të Venecias për ligjin mbi Lustracionin, që kërkon përjashtim vetëm me mjetet ligjore”, u shpreh Hyseni.

Në mbledhjen online, nuk kanë munguar as batutat, pasi Murrizi i ka kërkuar edhe deputetit socialist Alket Hyseni, një letër që vërteton se nuk ka qenë pjesë e strukturave të kohës. Në video-bisedë kanë shpërthyer të qeshurat në momentin kur Murrizi po lexonte disa pseudonime, ndër të cilët ishte edhe mbiemri i tij.

Më tej në fjalën e tij, zv.kryetari i Parlamentit ka shprehur vullnetin e tij për të ndihmuar maxhorancën në miratimin e çdo ligji nëse mbetet me më pak deputetë, ndërsa kryetari i Komisionit, Ulsi Manja e kundërshtoi duke u shprehur se në radhët e PS-së, nuk kishte ‘të tillë’. Murrizi gjithashtu iu drejtua socialistëve se nëse nuk e miratojnë këtë nismë pa dashje bëhen pis dhe mund të përfshihen në ato që janë me që veç mbiemrit të babait kanë edhe ato të drejtorisë së ish-sigurimit të shtetit.

Biseda
Ulsi Manja: Doja ta dëgjoja para 30 vitesh. Të jeni i bindur se sa ligje të mira të ketë, ato me dy apo 5, do ta gjejnë rrugën prapë për t’u ngjitur në majë

Murrizi: Nuk na kanë lënë pikërisht këto 156 mijë ish-bashkëpunëtorët, e di zoti Fino. Detyrimi jonë është që shqiptarët të mësojnë se përveç emrit Hamdi e ka edhe Gaforrja dhe Stilolapsi, pastaj nëse shqiptarët i dëgjojnë atëherë udhë e mbarë i qoftë.

Myslim Murrizi: Hajde more i heqim. Rri unë në parlament, rrinë edhe ata që përndoqën At’ Zef Pllumin, ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese në post komunizëm. Gjyqtari i fundit q varë poetin Havzi Nelën ka qenë deputet me mua. Ka vend të rrijë kjo. Ti zoti Hyseni ke qenë 16 vjecc, të japë edhe ty ligji, të pres që të bësh publik vërtetimin nga Autoriteti i Dosjeve. Nëse ke qënë mbi 16 vjeç kur ka rënë komunizmi, duhet ta sjellës se në atë moshë rekrutonin disa ish-ministra, në shkollë të mesme kanë raportuar shokët e vet. Po ke qenë më pak shpëtove. Hajde bashkohemi t’i heqim qafe këta me psuedonime: Bozhuri, Llulla, Korani, Alfons Ballshin, Rrjepësi, Çakmakun, Korccari, Qukapiku, Inixhineri, Ylli kuq,Holta, Doku, Indipendenti, Murrizin, Shkrepsja. Se paska edhe pseudonimin tim që e hëngër mortja. Më vjen për vjellë kur i shikoj të gjitha këto.

Ulsi Manja: Zoti Murrizi harruat Librin…

Muslim Murrizi: Libri është i fundit. Erdhën në 90 me pardesy të bardha dhe tani kanë ardhur me shalë të gjata. Ne edhe duam të hynë në Europë dhe kemi komunistët në Kuvend. Unë ia kujtoj kësaj maxhorance, iu shumë pak keni për fat të mirë. PS është aset kombëtar, njësoj si çdo parti politike. Nuk e gjen që 6-7 spiune nga krahu i PS-së dhe jo nga tjetër, kanë nga opozita. Shumë pak keni nga këto shenjtanë këtu. Nuk prishet dasma për një kokërr qepë.

Ulsi Manja: Këtej nga ne është e pastër. Kanë shkuar tek Libri këta të tjerët. Po interesohen për Teatrin.

Myslim Murrizi: Hajde t’i qërojmë këta, që e kanë emrin në kartelat e dosjeve. Unë të garantoj se për 5-6 persona nuk bie qeveria, deri në 2021 do të votoj unë le të thonë ca të duan për ta mbajtur qeverinë në këmbë.

Ulsi Manja: Ne jemi të pastër, se të tjerët kanë ikur Libri dhe dalin me shall

Murrizi: Këta të tuajat janë të llulla… Hajde t’i qërojmë këto që e kanë emrin në kartelat e dosjeve, vetëm të qërojmë këto dhe e mbaj unë në këmbë qeverinë. Të mos na dalin më si te filmi i Timo Fllokos, “Vdekja e Kalit”, të zhduken një herë e mirë.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

6 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

7 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago