Categories: Uncategorized

Plan arratisje apo vrasje? Gjenden armë në burgun e Korfuzit, i përkasin shqiptarit më të rrezikshëm

Autoritetet Greke kanë gjetur të fshehura në një korridor të burgut të sigurisë së lartë të Korfuzit, dy pistoleta dhe 4 krehëra të mbushura, me fishekë në gojë, të gatshme për t’u përdorur.

Sipas policisë greke,armët u gjetën mbas informacioneve të marra në rrugë operative. Në zonë u dërguan forca speciale të anti terrorit,të cilat mbas kërkimeve disa orëshe, gjetën armët e pajisura me silenciatorë.

Të lidhura

None found

Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht,burime policore deklaruan se dyshohet që armët janë të një prej kriminelëve më të rrezikshëm shqiptarë që mbahet në burgjet greke, Ibrahim Ibrahimi.

Burimet policore thanë se Ibrahimaj kishte tentuar të arratisej nga burgu i Korfuzit në datën 7 gusht të këtij viti, por rojet mundën ta neutralizonin pak përpara se ai të kalonte murin rrethues me një shkallë. Madje,në tentative për tu arratisur, Ibrahimaj u përlesh me policinë, por ma mundur t’ia dalë.

42 vjeçari Ibrahim Ibrahimi njihet si ekzekutori i avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos, një krim ky që tronditi vendin pak vitë më parë.

Siç rezultoi në vazhdim,Ibrahimaj e kreu krimin në bashkëpunim me Arbër Bakon,një kriminel shqiptar i ekzekutuar në vazhdim në burgun e Koridhalosit prej Ibrahimajt, pasi ky i fundit besonte se Bako kishte deponuar në polici se ishte pikërisht Ibrahimaj që ekzekutoi avokatin e njohur grek,në këmbim të një shume prej 50.000 euro,shumë e cila nuk u mor kurrë prej ekzekutotëve të avokatit.

Prej hetimeve disa prej shqiptarëve të implikuar në organizatën e vrasësve me pagesë, treguan detaje lidhur me porositësit e një seri vrasjesh,kanosje dhe plagosje të ndodhura në greqi në vitet 2010-2017.

Sipas tyre porositës të krimeve dhe kërcënimeve ishin avokatë të njohur në vend,biznesmenë deputete,gazetarë dhe drejtues të lartë të policisë greke,por në vazhdim, çështja u mbyll,mbas vrasjes ose deportimit në shqipëri së disa kriminelëve dhe të dyshuarve shqiptarë të implikuar në këtë ngjarje.

të fundit

Samiti i NATO-s në Turqi/ Donald Trump kërkon nga vendet anëtare të Aleancës zbatimin e angazhimit për rritjen e shpenzimeve ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë këtë javë në samitin e NATO-s në Ankara, ku pritet t’u bëjë…

8 minutes ago

Supertajfuni “Bavi” përfshin Guam dhe Ishujt Mariana Veriore, SHBA paralajmëron për dallgë deri në 11 metra dhe dëme katastrofike

Guami dhe Ishujt Mariana Veriore po përballen me supertajfunin Bavi, i cili po sjell erëra deri në 290 kilometra në…

10 minutes ago

Sulm masiv ndaj Kievit para samitit të NATO-s, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një sulm i gjerë rus me raketa balistike dhe dronë goditi Kievin në orët e para të së hënës, duke…

10 minutes ago

Million-euro contracts from Serbia for suspect in the Banjska case

Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin…

15 minutes ago

27 years after the war in Kosovo, preliminary list of victims released: reasons for the delay remain under debate

27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, është mbajtur një takim konsultativ ku është prezantuar versioni fillestar i listës…

16 minutes ago

Albanian Road Authority warns of traffic disruption for controlled explosion on the Saranda Bypass

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar…

17 minutes ago