Policia ka arrestuar ish-regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë, i cili quhet Eraldo Smaci.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. S., 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë”, njoftoi policia.
Smaci ishte i kërkuar në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. /albeu.com/
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…