Categories: Uncategorized

Pipero tregon ilaçet me të cilat po kurohen të infektuarit në Shqipëri

Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TemA TV, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.

“Skema e mjekimit që aplikojmë është në varësi të gravitetit, të moshës dhe sëmundjeve shoqëruese. Janë disa skema mjekimi. Baza e trajtimit është ajo me hidroksiklorokinë, azitromicinë, oksigjenoterapia, antikolagulantët ose holluesit e gjakut. Sipas rastit, edhe antibiotikët. Krahas hidroksiklorikinës, që është hë për hë skema bazë, kemi edhe antiviralë të tjerë si Kaletra ose Tamivir. Skemat e mjekimit janë të ndryshme në varësi të sëmundjes”, tha Pipero.

Të lidhura

None found

A ekziston mundësua e rikthimit të Covid-19 për herë të dytë te i njëjti pacient? Në mediat botërore ka pasur raportime të tilla, pavarësisht se kanë qenë raste të rralla. Por për Piperon, kjo shpjegohet më shumë me një riaktivizim të infeksionit, i cili mund të ketë qenë prezent te pacienti.

“Ka shumë diskutime në këtë drejtim. Mendoj që rastet e riinfektuara më tepër kanë pasur një relaps apo riakutizim të sëmundjes, apo nuk janë shëruar mirë sesa janë riinfektuar. Rënia në kontakt me virusin stimulon prodhimin e antikorpeve. Sesa ato bëhen imunitet i qëndrueshëm, kjo do disa muaj të studiohet. Në opinionin tim, rastet e rikthimit janë shumë të rralla”, tha ai.

Një valë e dytë e koronavirusit është frika e autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën. Megjithatë, Pipero thotë se gjasat janë që një e tillë të rikthehet në fund të vjeshtës ose në fund të dimrit. Por do të jetë më e lehtë për ta përballuar.

“Asnjë nuk e dëshiron por specialistët e OBSH dhe të tjerë në mbarë botën nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të një vale të dytë të kësaj pandemie në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit. Ajo nuk do të ketë fuqinë e kësaj vale të parë, do të jetë më e dobët, do të prekë më pak njerëz sepse njerëzit bien në kontakt që tani me virusin, nga ana tjetër edhe popujt nuk janë të papërgatitur. Janë mësuar si të bashkëjetojnë dhe ta shmangin. Por edhe kapacitetet janë më të mëdha. Ne nuk duhet të trembemi. Kemi mundësi shumë herë më të mëdha për ta përballur me më pak kosto”, tha ai.

“Ne nuk duhet të trembemi. Kemi mundësi shumë herë më të mëdha për ta përballur me më pak kosto”, tha ai.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

16 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

22 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

46 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

46 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

46 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

52 minutes ago