Mjeku Pëllumb Pipero sqaroi në “Opinion” se ekspozimi gradual i qytetarëve, veçanërisht i moshave të parrezikuara që janë dhe motorri ekonomik i vendit, do të ishte shumë pozitiv për të rënë në kontakt gradualisht me virusin dhe për të fituar imunitet.
Nga ana tjetër Pipero tha se: “Ky virus është me strukturë të qëndrueshme dhe ka pak gjasa të krijojë mutacion. Në rast se virusi nuk pëson mutacion, virulenca e tij vjen duke rënë. Ky është fakt i padiskutueshëm”, u shpreh mjeku.
Lidhur me mjekimet që po përdoren në botë për të trajtuar pacientët, Pipero tha se zyrtarisht nuk ka ende nje medikament anti Covid.
“Në një raport që vjen nga OBSH së fundit thuhet që ne ende nuk kemi një medikament anti Covid, por kemi lajme të mira midis tyre. Asnjë nga medikamentet që janë përdorur deri tani nuk rezulton që të jetë 99 përqind i saktë. Ende nuk kemi një medikament, as një vaksinë. Gjasat për të patur një medikament janë më të mëdha se sa për të patur një vaksinë.”
I pyetur se kur mund të bëhet i parrezikshëm ky virus, Pipero tha: “Nëse do kemi një vaksinë rreziku, bie, por nëse nuk do kemi vaksinë, do një vit e gjysmë apo dy vjet të bjerë rrezikshmëria.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…