Trajneri i Anglisë në futboll Gareth Southgate ka larguar nga skuadra kombëtare, të paktën për dy ndeshjet e radhës, mbrojtësin e Manchester, Harry Maguire, pasi një gjykatë në Greqi e shpalli atë fajtor për sulm dhe për tentativë korruptimi të policisë.
Maguire u dënua me 21 muaj me kusht dhe nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi u shpall fajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet greke, për sherrin masiv ku ai u përfshi në ishullin grek të Mikonos.
Menjëherë pasi u njoh me vendimin e gjykatës greke, mbrojtësi i United deklaroi se ka angazhuar ekipin e tij ligjor për ta apeluar atë.
Para se trupi gjykues të vendoste ra në sy dhe mbrojtja e çështjes nga prokurori grek i cili i kërkoi yllit të futbollit anglez që të kërkonte falje për gënjeshtrat që ai kishte lëshuar gjatë kësaj kohe dhe për deklaratat se motra e tij u sulmua nga disa shqiptarë të cilët tentuan t’i hidhnin drogë në pije.
‘Maguire dhe miqtë e tij sajuan një histori rreth disa shqiptarëve që sulmuan motrën e tij. Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra më të mëdha.
Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme duke fyer shqiptarët dhe policinë greke’, u shpreh prokurori Paradissis.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…