Categories: Uncategorized

Pezullimi i Artan Shkëmbit, Berisha hedh akuza ndaj ish-drejtorit të rëndësishëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku reagon për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit.

Ky i fundit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë.

Të lidhura

None found

Sipas Berishës, “njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror”.

Postimi i plotë i Sali Berisha

Superskandal!
Bosi mafioz Artan Shkembi ne krye te KÇK (OFL).

Miq, pergjimet gjermane provuan ate qe opozita e ka deklaruar me kohe, se Artan Shkembi, Narkodrejtori i Organizates gjobvenese te narkoshtetit KÇK me emrin zyrtar OFL, ishte thjeshte nje trafikant.

Njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror.

Zbulimi i bashkepunimit te tij me trafikantet nga pergjimet gjermane deshmon qarte dhe perfundimisht se mafia e droges eshte fytyra reale e narkoshtetit te Edvin Mafise. Ai u mor dje ne duar nga SPAK-u i partise, i cili ka si mision te vetem te laje jo para te pista por zyrtaret dhe trafikantet e narkoqeverise.

Drejtimin e Organizates Shteterore KÇK( OFL) e merr tani vet krye trafikanti ne krye te narkopolicise Narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu.

Per hollesu me te medha lexoni kroniken e meposhtme. sb

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili njëkohësisht drejton edhe operacionin “Forca e Ligjit”, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Burimet thanë dje se, ditën e shtunë, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Burimet janë shumë të rezervuara për të nxjerrë sekretin hetimor të një dosjeje që duket se ka pikërisht këtë sigël, megjithatë të dhënat flasin për një hetim që po kryhet edhe në Gjermani.
Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

të fundit

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me barrierat anësore…

3 minutes ago

Moti ndahet mes veriut dhe jugut në Itali, 130 milionë europianë të goditur nga vala e të nxehtit

Vala përvëluese që ka mbërthyer Italinë po nis të zbehet gradualisht: sipas meteorologëve vendas, nga 21 qytete që sot janë…

7 minutes ago

Zjarr i fuqishëm në Belgjikë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur në Antwerp, banorët përpiqen të shpëtojnë nga ballkonet

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të…

7 minutes ago

Starmer shpall rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes, Britania synon 80 miliardë paund në vit para samitit të NATO-s në Ankara

Keir Starmer, kryeministri britanik në largim, ka bërë të ditur një zgjerim të ndjeshëm të financimit për mbrojtjen, duke nënvizuar…

8 minutes ago

Gjendet pas dy ditësh kërkime në liqenin e Batllavës trupi i 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Ky Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Batllavës, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas…

13 minutes ago

Toni Kroos habit me deklaratën: Gjermania nuk ka ende futbollistë të nivelit botëror

Ish-mesfushori Toni Kroos beson se Kombëtarja e Gjermanisë nuk e ka ende asnjë lojtar të klasit botëror.Gjermania pësoi humbje shokuese…

13 minutes ago