Categories: Uncategorized

Pesë raste të reja me koronavirus, tre prej tyre italianë: Si është situata e pandemisë sot në Shqipëri

Ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë, ku ditën e sotme janë regjistruar 5 raste të reja.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste ku 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri si dhe
një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste si dhe janë shënuar dy raste me humbje jete.

Ministria shton se po punohet për testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

të fundit

Zyrtari ukrainas ngre alarmin: Trump foli si Putin, ja çfarë rreziqesh e presin Ukrainën

Zyrtari ukrainas, Oleksandr Merezhko, është i mendimit se Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban anën e Rusisë për sa…

14 minutes ago

Meloni pas samitit Trump–Putin në Alaskë: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir…

44 minutes ago

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares…

1 hour ago

Liderët evropianë përkrahin një samit trepalësh Trump-Zelenskyy-Putin

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald…

1 hour ago

Çfarë planesh ka Trump për armëpushimin Rusi-Ukrainë? Mediat ndërkombëtare: Presidenti do t’i kërkojë Zelenskyt t’i japë territore Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas,…

2 hours ago

‘Policët po plago*en çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të…

2 hours ago