Categories: Uncategorized

“Përvjetor në kohë të vështirë”, Meta i dërgon letër Trump-it

Presidenti Ilir Meta me rastin e 244-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ka shkruar një letër urimi.

Meta përmend ndër të tjera se ky përvjetor e gjen SHBA dhe botën në kohë të vështira.

Të lidhura

None found

“Ne jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

I nderuar Zoti President, Donald J. Trump!

Viti 2020 shënon 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, një trashëgimi e përbashkët e lirisë dhe përkujtimit të udhëtimit, si dhe të sakrificave të popullit të madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë e të begatë.

Etërit tuaj Themelues e dinin shumë mirë çmimin e lirisë, sepse u zotuan të jepnin jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të shpallur pavarësinë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e dhëna nga Zoti.

Këto themele të qëndrueshme mbeten edhe sot e kësaj dite parimet kryesore të ekzistencës së kombeve demokratike.

Ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin tonë me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme.

Ne jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë.

I dashur Zoti President,

Ndërsa 4 korriku po troket në prag, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatët e tij do të festojnë lindjen e kombit tuaj të madh./
Po e shfrytëzoj këtë rast, që në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe mbarë popullin amerikan: “Gëzuar 4 korrikun!”, si dhe t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë.

Uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tepër, ndërsa ne i gëzohemi miqësisë sonë të bekuar!

Ju lutem pranoni, zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë! 🇦🇱🇺🇸 /albeu.com/

të fundit

Nikos Dendias vjen vizitë në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar

Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipëria lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i…

2 minutes ago

Konfindustria: Operatorët e huaj po pengohen në tenderat publikë! Sektorët më të prekur, ARRSH dhe AKSHI

Konfindustria ka ngritur shqetësimin në lidhje me pengesat që po u bëhet operatorëve të huaj për të marrë pjesë në…

30 minutes ago

Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për lirim me garanci pasurore

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, i besuari i Belinda Ballukut, do të vijojë të mbetet në paraburgim, pasi GJKKO ka…

51 minutes ago

Pezullohet nga detyra dekania e Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha, konkurron për anëtare të KLGJ (Dokumenti)

Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha, ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë,…

1 hour ago

SHBA ndërpret shitjen e armëve prej 14 miliardë dollarësh për Tajvanin, shkak lufta me Iranin

SHBA po pezullon shitjen e armëve me vlerë 14 miliardë dollarë për Tajvanin për shkak të luftës në Iran, tha…

2 hours ago

Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozita dhe qeveria janë në një marrëveshje të heshtur mbijetese. Me anë…

2 hours ago