Categories: Uncategorized

Përplasje mes tifozave kuqezinj dhe Policisë pas humbjes së kombëtares, ironia me dasmën e Roshit

Nuk kanë munguar përplasjet në ambientet e jashtme të stadiumit mes tifozave pas humbjes 0-1 me Lituaninë. Një grup i “Tifozave Kuqezi” janë përplasur me punonjësit e policisë, të cilët më pas ndërhynë dhe shoqëruan në komisariat disa të rinj.

Në një reagim në rrjetet sociale “Tifozat Kuqezi” shprehen se ata ishin përpara stadiumit për të mbështetur skuadrën kombëtare në këtë moment të vështirë, dhe se kanë ndjekur të gjitha rregullat e distancimit.

Me ironi ata shprehen se do të ishte mirë që policia të kishte vepruar njësoj dhe në dasmën e një prej lojtarëve kuqezi Odise Roshi, i cili lidhi kurorë duke thyer rregullat e pandemisë që nuk lejojnë festat dhe grumbullimet.

“Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arresuan në afërsi të stadiunit “Air Albania”. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkam se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale.

Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim. Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”, shkruajnë Tifozat Kuqezi në reagimin e tyre.

Ndeshja e djeshme ishte një nga më të dobëtat e Kombëtares në këto muajt e fundit, ndërsa pas ndeshjes tekniku Reja tha se e priste që të ishte një ndeshje e komplikuar, për shkak të gjendjes fizike të futbollistëve kuqezi.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

7 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

25 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

32 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

40 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago