Policia malazeze hodhi gaz lotsjellës të mërkurën mbrëma për të shpërndarë grupe protestuesish në Nikshiq dhe Plevle, të cilët u përleshën me forcat e rendit duke kërkuar lirimin e një peshkopi të Kishës Ortodokse Sërbe që u arrestua për shkeljen e masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj u ndaluan të martën pas një liturgjie e cila u mbajt me gjithë ndalesën e tubimeve për shkak të koronavirusit.
Policia e Malit të Zi tha në një postim në tëitter se të paktën 4 pjesëtarë të saj pësuan plagë gjatë përleshjeve të së mërkurës mbrëma.
Sipas policisë qytetarët që u mblodhën në dy qytetet malazeze “hodhën gurë, shishe dhe mjete piroteknike mbi forcat e policisë. Me këtë rast u plagosën 4 pjesëtarë të policisë”, thuhet në njoftim sipas të cilit “arrestimi i atyre që janë përgjegjës për incidentet është duke u zhvilluar”.
Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të ligjit për liritë fetare që u miratua më 27 dhjetor të vitit të kaluar.
Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse serbe, është hartuar për t’i marrë pronat e saj.
Udhëheqësit e kësaj kishe thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e saj, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.
Këto pretendime janë mohuar vazhdimisht nga qeveria malazeze. Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po nxitë politikat pro-serbe brenda vendit dhe po përpiqet të dëmtojë shtetësinë e tij.
Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik me 620 mijë banorë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006. Në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s.
Mali i Zi deri tani ka raportuat 324 raste të të prekurve nga koornavirusi, nga pasojat e të cilin kanë humbur jetën 9 persona dhe është vendi më situatën më të mirë sa i përket pandemisë në rajon. VOA
Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…
Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…
Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…
Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…
Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…
Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir ka rritur tonin e paralajmërimeve të tij në lidhje me planin për të marrë…