Gjatë pasdites së kësaj të diele një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrialë ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit për shkak të inertësisë është përmbysur.
Aksidenti sipas burimeve jo zyrtar ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të Elbasanit. Si rezultat i këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa automjeti është shkatērruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj. Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…