Categories: Uncategorized

Përfundon verifikimi i kandidatëve, “bllokohet” sërish Kushtetuesja

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njofton përfundimin e verifikimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

KED e mbylli mbledhjen mbrëmë vonë rreth orës 22.30.

Për herë të parë, pas ndryshimeve, në dhomë këshillimi, gjatë procesit të vendimmarrjes, ka marrë pjesë edhe Avokati i Popullit.

KED ka njoftuar se pas përfundimit të verifikimit të kandidatëve, asnjë prej tyre nuk kanë plotësuar kriteret për tu kualifikuar për vendet vakante.

Nuk plotësonin kriteret:

Vjosa Bodo,

Vasil Bendo,

Dedë Kasneci,

Besnik Muci,

Ardita Alsula,

Shaqir Hasanaj ,

Vjosa Bodo,

Vasil Bendo,

Dedë Kasneci , ndërsa tre kandidatët Klodian Rado, Prel Martini, Envi Hicka janë tërhequr nga kandidimi.

Kështu Gjykata Kushtetuese me sa duket ende do të vijojë të mbetet e bllokuar deri në plotësimin e vendeve vakante të kandidatëve që do të plotësojnë kriteret.

NJOFTIM:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.07.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, e cila zgjati deri në orët e vona, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019
Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm .
Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëve;

Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019
Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019
Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.
Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;
Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago