Categories: Uncategorized

Përdhunuan 13 vjeçaren, gjykata vendos “dënim alternativ” për autorët

Gjykata e Apelit vendosi “Dënim alternativ” për 7 të miturit, të cilët përdhunuan një 13-vjeçare në Kavajë rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata mori masë duke lënë në qeli të miturit që abuzuan me nxënësen e shkollës 9-vjeçare në Kavajë.

Të lidhura

None found

Vendimi i plotë i marrë si më poshtë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e marrë mesditën e sotme në apel, “Dënim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit të më hershëm.

Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin. E njëjta praktikë pritet të përdoret dhe mbi 7 të miturit.

Ndërkohë dënimi më poshtë është dhe vendimi i plotë i marrë në shkurt për 7 të miturit, dënim ky i cili sot është rrëzuar nga Gjykata e Apelit.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

eklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur.

Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpalljes.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

2 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

2 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

2 hours ago