Categories: Uncategorized

PD akuza Ramës e Veliaj: Po i japin 100 milion euro shtesë inceneratorit të tyre në Sharrë

Nwnkryetari i PD, Edi Paloka bwri njw deklaratw pwr mediat ku tha se, ata që i cilëson si “mafia e plehrave”, mbushën Durrësin me plehra dhe më pas i dogjën në Manzë, “në një shfaqje të inskenuar për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë”.

Sipas Palokës, “mafia e plehrave” është fshehur pas një kompanie fantazmë, e regjistruar në parajsë fiskale.

Të lidhura

None found

Deklarata e plotë

Mafia e Plehrave me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, po i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.
Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.
Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.
Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.
Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.

Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madhja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.

Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

4 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

4 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

4 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

4 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

4 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

5 hours ago