Categories: Uncategorized

Pastori i kishës ku shkonin motrat Josifi: I vizitonin persona me kostum, 6 vite pa i parë

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça nga emisioni “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se ngjarja e vetëflijimit të familjes Josifi është e perceptueshme dhe tronditëse për opinionin shoqëror.

Muça në fjalën e tij ka theksuar se në Bibel nuk ka asnjë rresht ku të thuhet se për të fituar ringjalljen duhet të vetëflijohesh.

Lexo edhe: Të vërtetat e pathëna për Anisën dhe Blertën: Nga pastori, te kisha që frekuentonin
Gjithashtu ai është shprehur se historia e familjes Josifi i ka fillesat që me vdekjen e kryefamiljarit të tyre, vite më parë në Përmet.

Sipas tij ardhja e tyre në Tiranë nuk i ka lënë pas problemet ato kanë ardhur bashkë me to.

“Jeta e tyre ka shkuar në peripeci të mëdha babai i tyre ka kryer vetëvrasje, unë besoj se ka pasur një lëkundje të fuqishme, në besim te kulti që shkonin më parë dhe sapo erdhën në Tiranë, nga informacionet e marra se ato kanë 6 vite që nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore, mësova se ato kishin vizituar shumë kisha për të gjetur vendin dhe duket se gjatë kësaj kohe kanë pasur përplasje doktrinash dhe unë mendoj se kanë kërcyer për të zgjidhur problemet e tyre. Mendoj se problemet e tyre i kanë marrë me vete, nëse dukeshin të gëzuara nga jashtë brenda duket se e kanë vuajtur këtë gjë. Pasi kanë ikur nga ne ato janë kthyer në shtypin e tyre dhe siç thuhet janë vizituar nga persona me kostum. Por jam i bindur që prokuroria do të hetojë një ngjarje të tillë”, ka thënë Muça.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të ishin besimtare të Kishës Ungjillore ato do të ishin gjallë sot, ndërsa refuzimi që ato i kanë bërë ndihmës së ofruar tregon se diçka fshihet pas kësaj.

Është një ngjarje për të cilën prokuroria duhet të hetojë.

“Nuk dua të mendoj që prokuroria do të rrijë në heshtje që kalon përtej një vetëvrasje të zakonshme që të mbash një kufomë për 15 muaj në shtëpi është e padëgjuar, mumifikimi nuk njihet në doktrinën e krishterë. Nga pamjet e shtëpisë nuk kemi dalluar gjë e rëndësishme është që të mos retushohen ato që janë shkruar ose ato që i kanë shkruar duhet që tu shkohet deri në fund një gjë të tillë. Unë nuk e kam problem që ato kanë frekuentuar kishën ungjillore. Në rastin konkret i thonë se kanë kaluar 6 vite që ato kanë zbritur në një stacion dhe nga ky moment ato kanë ndërprerë çdo gjë në lidhje me ne. Refuzimi i tyre për të pranuar ndihmë do të thotë se fshihet diçka nga pa,s por nëse ato do të kishin udhëtuar me ne sot do të ishin gjallë”, është shprehur pastori.

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

6 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

7 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

7 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

7 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

7 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

8 hours ago