Categories: Uncategorized

Pas “Shën Sofisë”, një tjetër kishë bizantine kthehet në xhami në Stamboll, reagojnë mediat greke

Duket se Shën Sofia nuk do të jetë e vetmja kishë e trashëguar nga Perandoria Bizantine, e cila u kthye sërish në xhami pasi ishte muze.

Mediat turke raportojnë se të njëjtin fat do të ketë edhe një tjetër kishë, e cila nga 1945 deri më tani ka qenë muze, por nga sot i ka ndryshuar statusi duke u kthyer në xhami, shkruan albeu.com.

Bëhet fjalë për Manastirin e Chora-s në Stamboll, i cili nga sot, pas publikimit të vendimit të gjykatës në Fletoren Zyrtare do të mund të përdoret edhe për faljen myslimane.

Ndërtesa është trashëguar nga Perandoria Bizantine pas marrjes së Stambollit nga Osmanët dhe më pas u kthye në xhami. Por, në vitin 1945 ajo u kthye në muze, ashtu siç kishte ndodhur disa vite më parë edhe me Shën Sofinë.

Vendimi i Turqisë për ta kthyer këtë manastir në xhami ka gjetur mbulim të gjerë në mediat greke, pasi Greqia shihet si trashëgimtarja e drejtpërdrejt e Perandorisë Bizantine. Mediat greke raportojnë se vendimi për ta kthyer atë në xhami u mor një vit më parë, por kjo nuk ndodhi deri sot, kur u bë publike në Fletoren Zyrtare. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago