Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë – sidoqoftë me maska.
Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.
None found
Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.
Shkelje e parimit të proporcionalitetit
Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve
Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. “në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.
Jo vetëm kondom, por edhe maskë
Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.
Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë seksit
Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale.
Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet.
“Pascha” – bordeli më i madh i Evropës falimentoi
Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan./DW
Teksa Botërori 2026 po hyn në fazat më intensive, me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve,…
MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë…
MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë…
Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në kryeqytet…
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve…
Prej 26 ditëve vijon revolta qytetare, ku sheshi para Kryeministrisë mbushet plot me qytetarë të cilët kërkojnë që të largohet…