Categories: Uncategorized

Pas mjekëve, Rama premton rritje rrogash për mësuesit

Kreu i qeverisë Edi Rama vijon me premtimet e tij për rritjen e rrogave ndaj mësuesve, teksa tha se kjo mundësi do të shihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, që përkon në fakt dhe me vitin zgjedhor, ku zgjedhjet parlamentare janë dekretuar të mbahen në 25 Prill.

Rama tha se si për mjekët ashtu dhe mësuesit, qeveria kërkon shpërblim sa më të mirë, pasi puna e tyre është e jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

“Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe mjekëve të rriten pagat dhe kjo mundësi do të shihet që në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Rama, që më tej tha se për mësuesit duhet të ketë vend në Parajsë, në rast se ekziston jeta e përtejme.

Ndërkohë që Rama foli dhe për sfidat me të cilat do të përballet ky vit i ri mësimor, ku sipas tij mund të ketë dhe një rritje të numrit të infektimeve me Covid, dhe ku vetë mësuesit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm në respektimin e masave.

“E dimë që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve. Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla.

Ky është drejtimi i parë që kanali do të sjellë dobi të madhe. Me këtë kanal ne do të lehtësojmë barrën e familjeve në zonat më të thella. Vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë do të fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë. Televizioni apo ekrani i kompjuterit nuk e zëvendëson marrëdhënien e mësimdhënies në realitetin e prekshëm me mësuesin. Kjo nuk është diçka që e bëjmë thjesht ne. Kjo është përpjekje e njëjtë si vendet e tjera. Ata kanë shtuar shumë forcat që ta ofrojnë mësimin jo vetëm online por edhe nëpërmjet televizionit. Ne na jep një frymëmarrje të re në procesin e mësimdhënies. Do të jetë. Do të shihen mundësitë për ta çuar më tutje këtë kanal.

Është një sfidë e tmerrshme që kjo ka. Kur kemi parasysh moshat dhe atyre fëmijëve më të vegjël tu imponojmë të kundërtën me ato se çfarë i kemi mësuar deri tani që të socializohen me miqtë. Tani duhet tu themi që të mos takohen me njëri-tjetrin. Është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë. Nuk është një eksperiment javor. Është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla”, tha më tej Rama.

të fundit

Parliament approves new rules for electric scooters, use allowed only for those over 18

Në Kuvend është miratuar Ligji për rregullimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë, me të cilin vendosen rregulla më të rrepta…

22 seconds ago

Nine detained for drugs in the last 24 hours, Interior Ministry reports operations in several cities and at Idrizovo Prison

MPB Maqedoni njofton se janë privuar nga liria nëntë persona në territorin e gjithë vendit gjatë 24 orëve të fundit,…

30 seconds ago

Kuvendi miraton rregulla të reja për trotinetët elektrikë, përdorimi lejohet vetëm mbi moshën 18 vjeç

Në Kuvend është miratuar Ligji për rregullimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë, me të cilin vendosen rregulla më të rrepta…

1 minute ago

Audi rikthen A4 si model elektrik në 2028 me gjuhë të re dizajni

Për momentin, Audi duhet të vëzhgojë nga anët ndërsa Mercedes C-Class dhe BMW i3 i ri elektrik do të garojnë…

1 minute ago

PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

Juventusi po përshpejton bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Randal Kolo Muanit, me sulmuesin francez që dëshiron të rikthehet…

6 minutes ago

I kanë dosjet në SPAK, të futen në burg/ Protestuesja me fëmijë: Një muaj protestë dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen! Ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë

Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…

9 minutes ago