Categories: Uncategorized

Partizani rrezikon të mbetet pa tifozë në derbi, “Ultras Guerrils” marrin këtë vendim

Derbi i tretë i këtij sezoni në Superiore po afron dhe adrenalina sa vjen edhe shtohet. Interisi i tifozëve duket me i lartë se kurrë dhe pritet një “sold out”.

Policia ka rritur masat e sigurisë dhe ata kanë vendosur që asnjë tifoz mos të futet në “Air Albania” pa kartë identiteti.

Këtë vendim gripimi i tifozëve të Partizanit, “Ultra Guerrils” e knë kundërshtuar hapur.

Ata e konsiderojnë një masë të tillë si represion federatë-shtet, të cilës nuk do t’i nënshtrohen. Po si do të vepriojnë? Do të braktisin ndeshjen dhe nuk do të jenë pjesë e supersfidës. Sipas këtij paralajmërimi, ka gjasa që Partizani të mbetet “jetim” në stadium, pa tifozët e vet më të zjarrtë. Interesant është fakti se mbështetësit e “demave të kuq” vazhdojnë ta quajnë “Qemal Stafa” arenën e re kombëtare, pavarësisht emrit të ri tregtar që ka marrë. Ja njoftimi i tifo-grupit në fjalë, bërë mesditën e sotme:

“Nesër në “Qemal Stafa” luan Partizani! “Guerrils” ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh, që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për ta kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por! Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se “Ultras Guerrils” do të vijojnë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë me përdhunë!

Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium, nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Ne nuk do të shkelim kurrë mbi veten tonë! Dje, sot, përjetë!”

të fundit

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

19 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

3 hours ago