Partizani dhe Bylis nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme në “Adush Muça”.
Pjesa e parë ka qenë një nga performancat më të bukura të bëra në një ndeshje të Superiores pas ndalesës prej pandemisë.
Skuadrat kanë luajtur hapur dhe kanë goditur thuajse në çdo aksion portën kundërshtare. Kanë qenë ballshiotët, që kanë arritur të tregohen efikasë, kur kanë gjetur rrugën e rrjetës me Edison Ndrecën në minutën e 18-të, pas një “silure” nga goditja e dënimit.
Portieri Hoxha arriin ta ndalë, por sipas gjyqtarit topi e ka kaluar plotësisht vijën kufizuese. Pas këtij momenti loja merr disa minuta përgjumje. Më pas Partizani tenton me sulme të parashikueshme, ndërsa Bylisi provon kundërsulme. Nuk ka më gola dhe pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të djemve të Dovedan. Pjesa e dytë ka nisur ndryshe. Partizani qëndron në sulm, por Hidi mbetet i qetë, pasi sulmet e të kuqve nuk konkretizohen.
Kështu ka ndodhur deri në minutën e 71-të, kur Braun shfrytëzon në maksimum një pasim të Trashit dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i jep zemër të kuqve, që mësyjnë drejt Hidit, por pritjet e këtij të fundit dhe pasaktësia e kryeqytetasve i mbajnë shifrat e njëjta. Kujtojmë se Bylisit iu desh të luante tetë minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi Mëllugja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të. Të ethshme minutat e fundit, me raste flagrante nga të dyja krahët, por rezultati fiksohet në 1-1.
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…