Categories: Uncategorized

Parlamenti Europian: Pse u fshi dhe ripublikua deklarata e tre eurodeputetëve

Deklarata e përbashkët e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis u ribotua sot në faqen e PE-së pasi u fshi mbrëmjen e djeshme duke i hapur rrugë mjaft aludimeve në spektrin politik dhe mediatik.

Abcnews.al iu drejtua mëngjesin e sotëm Parlamentit Europian duke pyetur në lidhje me shkaqet që çuan në fshirjen e deklaratës mbrëmjen e djeshme dhe përse ajo u ribotua sot me disa ndryshime në tekst.

Në përgjigjen që i dha gazetarit Emirjon Senja , Oficerja e Shtypit e Parlamentit Europian, Snjezana Kobescak tregoi se deklarata e publikuar dje në faqen e PE-së nuk ishte formati final i qendrimit të tre eurodeputetëve prandaj edhe u fshi.

Megjithatë, Kobescak thekson se qendrimi i eurodeputetëve mbetet i njejtë: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të implementohet ashtu siç edhe u miratua.

“Arsyeja se përse qendrimi u publikua i korrigjuar lidhet me një gabim, pasi dje u publikua gabimisht në faqe versioni jo final i deklaratës.

Mesazhi i deklaratës mbeti i njëjtë dhe është e qartë, marrëveshja e 5 qershorit për Reformën zZgjedhore duhet të zbatohet plotësisht”, theksohet në përgjigjen e Oficerës së Shtypit të PE-së, Snjezana Kobescak.

Mbrëmjen e djeshme, tre eurodeputetët David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis publikuan një qendrim në faqen e PE-së ku i kërkonin maxhorancës që të zbatonte pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit duke e vënë thekson tek nevoja që gjithçka të bëhej me konsensus mes palëve.

Kjo sipas tyre, do t’i hapte rrugë mbajtjes së takimit të parë të negociatave për Shqipërinë.

Deklarata u fshi nga faqja disa orë më vonë, për t’u ribotuar sot me disa ndryshime në mënyrën e artikulimit, por me thelbin e njëjtë. /abcnews.al

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago