Parlamenti Britanik ka ratifikuar kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.
Kjo, në fakt, ishte edhe pengesa e fundit për daljen e planifikuar të vendit nga BE-ja më 31 janar.
Projekt-ligji i miratuar më 22 janar do të bëhet ligj, kur të marrë pëlqimin nga Mbretëresha Elizabeth.
“Ndonjëherë dukej se nuk do ta kalonim kurrë vijën e mbarimit për procesin e Brexitit, por ne e bëmë atë”, tha kryeministri, Boris Johnson, përmes një deklaratë, duke shtuar se me 31 janar do të lëmë BE-në dhe do të shkojmë përpara si një Mbretëri e Bashkuar.
Projektligji vjen pas disa viteve të një debati me shumë mospajtime dhe manovrime politike.
Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.
Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.
Kryeministri Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…
Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…
Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…
Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…
Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…