Categories: Uncategorized

Paralajmërimi i FMN-së për ekonominë: Më keq edhe sesa parashikimi i zymtë që bëmë

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se perspektiva ekonomike botërore mund të jetë edhe më e keqe sesa parashikimi i zymtë i njoftuar nga organizata muajin e kaluar.FMN

“Skenari ynë ka të ngjarë të bjerë pak”, tha Alejandro Werner, drejtori i FMN-së për Hemisferën Perëndimore (ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore), në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Të lidhura

None found

Në prill FMN-ja parashikoi një tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale këtë vit, bazuar në parashikimet të cilat prisnin një lehtësim të krizës shëndetësore të koronavirusit në gjysmën e dytë të vitit. Për Amerikën Jugore, ajo kishte parashikuar një tkurrje prej 5.2 për qind.F5C6E67D-AACC-41D2-A29C-0AB0AF40D57E_w650_r1_s

Por, ndërsa më shumë vende rihapen dhe pandemia tregon pak shenja të ngadalësimit, zoti Werner tha: “Ne po llogarisim në një skenar bazë që mund të jetë dyfishi i tkurrjes prej 3 për qind, dhe në Amerikën Latine mund të shohim një tkurrje që mund të jetë më afër 8 përqindshit.”

Werner tha se është “një iluzion” për qeveritë që të mendojnë se mund të shmangin masat e ashpra kufizuese, si në Nikaragua, ku qeveria ka vendosur kundër çdo lloj karantine dhe do të vazhdojë të gjitha aktivitetet ekonomike.

Zyrtari i FMN-së gjithashtu shprehu shqetësim për Venezuelën, e cila u përfshi në një krizë ekonomike që detyroi emigrimin masiv edhe para pandemisë.

“Rasti i Venezuelës nuk është një ‘dekadë e humbur’. Është një dekadë e një përmbysjeje gjigande. Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është një katastrofë makroekonomike dhe sociale që nuk e kemi parë kurrë në rajon”, tha Werner.

Nëse do të ketë një valë të re emigrimi për shkak të pandemisë, tha ai, ajo mund të përkeqësojë gjendjen ekonomike të vendeve fqinje që i pranojnë venezuelianët.

“Por edhe në mungesë të pandemisë, fakti është se 25 për qind e popullsisë është larguar nga vendi dhe kjo paraqet një sfidë të madhe, veçanërisht në kontekstin e rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe krijimit të më pak vendeve të punës,” shtoi ai.

Ekonomisti Werner theksoi se “nuk kanë ndryshuar kushtet” e FMN-së për miratimin e një kredie emergjente për qeverinë e debatueshme të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Qeveria e Maduro i ka kërkuar FMN-së 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Kërkesa u refuzua me arsyetimin se qeverisë së zotit Maduro i mungon njohja ndërkombëtare.

Deri më tani, FMN-ja ka dhënë më shumë se 3.4 miliardë dollarë kredi emergjente për 19 qeveri në Hemisferën Perëndimore, ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore. VOA

të fundit

Sulmon prindërit me sende të forta në Durrës, 37-vjeçari shoqërohet në Polici; i ati dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende…

59 seconds ago

Harry kërkon të apelojë rrëzimin e padisë ndaj botuesit të Daily Mail

Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…

13 minutes ago

Irlanda kërkon vendin e dytë, Hallgrimsson shpalos synimet për duelin me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në planet e Irlandës për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e…

14 minutes ago

Pas humbjeve zgjedhore, Trump emëron Stephen Miller në vend të Susie Wiles si shef stafi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e administratës së tij. Stephen Miller, aktualisht zëvendësshef…

20 minutes ago

Përleshje në avion për vendin e bagazheve të dorës, pak minuta para ngritjes në Kolumbi

Kaosi shpërtheu në një aeroplan në aeroportin El Dorado të Bogotës në Kolumbi, kur një sherr midis dy pasagjerëve për…

20 minutes ago

Presidentja Shiroka Pula takohet me kryetarët e komunave: Qeverisja lokale është më pranë qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga…

21 minutes ago