Categories: Uncategorized

Panik në Londër, dy yjet e Premier League thyejnë rregullat e izolimit dhe dalin në park për të luajtur futboll

Liga Premier ka ndaluar çdo aktivitet për shkak të pandemisë coronavirus që ka prekur edhe futbollistët në shumë vende të Evropës.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta si dhe sulmuesi i Chelseat, Callum Hudson-Odoi kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Të lidhura

None found

Klubet e Ligës Premier kanë pushuar aktivitetet e tyre, ndërsa lojtarët janë urdhëruar të qëndrojnë në izolim.

Por urdhri nga klubi i Chelseat si duket nuk ka vlejtur shumë për mesfushorin anglez Mason Mount.

Mesfushori i Chelseat së bashku me shokun e tij të ngushtë Declan Rice që aktivizohet te West Ham kanë thyer rregullat e vetizolimit dhe kanë dalë në një fushë për të luajtur futboll.

Ka qenë një dëshmitar i rastit që këtë ngjarje e ka treguar për të përditshmen angleze The Mirror, pasi pa dy yjet e Ligës Premier duke luajtur futboll në një fushë.

“Unë isha duke e quar djalin tim 14-vjeçar për stërvitje, kur vërejtëm një makinë jo të zakonshme dhe pyesnim se kush mund të ishte me të”.

“Pastaj erdhi një makinë tjetër me tre ose katër njerëz në të dhe djali im e njohu Mason Mount që ishte shofer i kësaj makine”, ka deklaruar për Mirror një dëshmitar i rastit.

“Së bashku me të ishte edhe Declan Rice dhe po luanin thuajse nuk ka ndodhur asgjë, derisa Mount ka pasur kontakte së fundmi me Hudson-Odoi një futbollist që ka rezultuar pozitiv me coronavirus”.

“Mount ka dalë në publik edhe pse është dashur të jetë në izolim, ai nuk po e merr këtë situatë seriozisht dhe jemi tmerruar kur e kemi parë atë”, ka deklaruar për Mirror dëshmitari i rastit që ka dashur të mbetet anonim.

Mirror ka kontaktuar zëdhënësin e Chelseat i cili shkurtimisht ka thënë se klubi i treguar Mountit për përgjegjësit që ka.

Ndërsa nga ana tjetër te West Ham kanë insistuar se ylli i tyre Declan Rice nuk ka bërë asgjë të keqe.

të fundit

Kroos vlerëson planin e Mourinhos pas El Clasicos: Ja si u neutralizua Barcelona

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…

2 minutes ago

Goditjet në tru po shtohen, pacientja më e re e trajtuar ishte 16 vjeçe

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

2 minutes ago

Balluku paraqitet në SPAK, përfundon faza e hetimeve për çështjen ndaj saj

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…

6 minutes ago

VIDEO/ Cristian Shpendi fiton duelin mes vëllezërve, ndërsa Stiven shënon autogol dhe përjashtohet

Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…

14 minutes ago

Vota e gazetarit australian për Topin e Artë ngjalli debat me renditjen e Yamalit

Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…

20 minutes ago

Izraeli përballë bllokadës politike, asnjë kamp pa shumicë dhe partitë arabe në rol kyç

Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...

26 minutes ago