Categories: Uncategorized

Pandemia, miliona amerikanë do marrin nga 400 dollarë në javë

Presidenti amerikan, Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin.

Në klubin e tij privat të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe tre memorandume që synojnë të ndihmojnë miliona amerikanë të cilët kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Urdhri i ri ekzekutiv parashikon pagesa deri në 400 dollarë në javë, nga 600 që ishte më parë.

Kongresi lejoi që programi i pagesave prej 600 dollarësh në javë të skadonte më 1 gusht dhe negociatat për zgjatjen e këtij afati kanë përfunduar në polemika partiake mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve.

Gati dy javë bisedime midis zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve të Kongresit përfunduan të premten pa marrëveshje. Palët janë ende larg njëra-tjetrës lidhur me hapat e ardhshëm për të trajtuar pandeminë që ka marrë shumë jetë njerëzish dhe i ka kushtuar rëndë ekonomisë amerikane.

Deri tani, më shumë se 160,000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi dhe dhjetëra milionë kanë mbetur pa punë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer kanë ofruar të ulin paketën e propozuar të ndihmës prej 3.4 trilion dollarësh, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi në muajin maj, por që Senati nuk e përfilli. Demokratët kërkojnë si shkëmbim që republikanët të bien dakord për ta dyfishuar shumën prej 1 trilion dollarësh të propozuar prej tyre.

Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe Shefi i Stafit Mark Meadows e kundërshtuan ofertën e demokratëve.

Sipas njoftimeve, ligjvënësit nuk kanë planifikuar takime të mëtejshme.

Për miliona amerikanë kompensimi javor prej 600 dollarësh për papunësinë që kishin marrë që nga fillimi i pandemisë në mars, u ndërpre. Agjencitë e shërbimeve sociale kanë paralajmëruar se mungesa e pagesave të papunësisë mund të shkaktojë pasiguri ushqimore dhe përzënien nga shtëpitë për miliona amerikanë./VOA

të fundit

Elijona flet për humbjen tragjike: E kuptoj që s’kanë me u kthy më vetëm kur ju shkoj te varri

Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur…

4 minutes ago

Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo…

8 minutes ago

Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka…

31 minutes ago

Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit…

33 minutes ago

Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt

Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin…

1 hour ago

Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë…

1 hour ago