Categories: Uncategorized

Pandemia i prish punë Jasir Asanit, zbulohet kur do të rikthehet te Partizani

Pandemia “COVID-19” i ka prishur shumë punë Jasir Asanit, pasi ëndrra e tij për të kontribuar në një ekip jashtë Shqipërisë përkohësisht është mbyllur.

Marrëveshja e huazimit te AIK Stokholm ka marrë fund dhe të premten sulmuesi nga Shkupi pritet që të rikthehet te Partizani, me të cilin është nën kontratë edhe për sezonin e ri.

Përfundimin e aventurës te suedezët e ka konfirmuar edhe vetë lojtari dje, që përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se ndihet krenar që ka veshur atë fanellë dhe shpresën që do të kthehet sërish atje. Në janar të këtij viti Partizani e huazoi lojtarin te AIK Stokholm deri në qershor me të drejtë blerjeje nga klubi suedez.

Nga huazimi të kuqtë përfituan 10 mijë euro në muaj nga Asani. Për shkak të Koronavirusit aventura e 25-vjeçarit te AIK-u u komplikua shumë, pasi kampionati suedez nisi me vonesë, pak para përfundimit të huazimit, si dhe klubi u përfshi në vështirësi financiare, ku për shkak të pandemisë vendosi të ulë shpenzimet, kështu që blerja e kartonit të Asanit u venit.

Për t’i dhënë jetë marrëveshjes Partizani e zgjati afatin e huazimit deri në fund të gushtit pa asnjë përfitim, por vështirësitë tek AIK-u erdhën duke u rritur.

Për shkak të rezultateve negative, në fund të korrikut AIK Stokolm bëri ndryshime në pankinë dhe me ardhjen e trajnerit Bartosz Grzelak, Asani u aneksua totalisht. Trajneri i ri nuk e grumbulloi në asnjë ndeshje duke mbyllur çdo mundësi vazhdimi të 25- vjeçarit tek AIK Stokholm.

Partizani synonte të përfitonte rreth 400 mijë euro nga shitja e lojtarit. Me AIK-un Asani luajti katër ndeshje në kampionat, ose thënë ndryshe, 150 minuta në fushë, ku shënoi një gol.

Ndërsa në Kupën e Suedisë zhvilloi tri ndeshje të plota dhe realizoi një gol. Mbetet për t’u parë nëse Asani do të vazhdojë me Partizanin, apo palët do të gjejnë ndonjë mundësi tjetër që lojtarit t’i plotësohet dëshira duke provuar veten një kampionat më të fortë se Kategoria Superiore.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago