Nga 1 korriku italianët mund të përdorin Bonusin e Pushimeve, të parashikuar në Dekretin qeveritar të “Rinisjes” që mbulon të gjithë vendin.
Nisma lidhet me familjet që nuk kanë të ardhura më shumë se 40,000 euro në vit dhe është e destinuar për pagimin e shërbimeve të ofruara brenda vendit nga bizneset turistike, nga agroturizmi dhe akomodimet bed&breakfast. Bonusi shkon maksimumi në 500 euro; ai do të përdoret në masën 80% në formën e një zbritjeje në pagesën e shërbimit turistik dhe për 20% si zbritje tatimore në deklaratën e taksave.
None found
Nga kjo nismë e marrë në situatën e krizës së krijuar nga Covid 19, italianët do të mund të përfitojnë deri në 31 dhjetor 2020. Shumën më të lartë, atë të 500 eurove e përfitojnë familjet e përbëra nga tre persona. Për ato me dy, bonusi shkon në 300 € dhe, në rastin e familjeve me një person, 150 €. Nga 1 korriku, bonusi i pushimeve do të hyjë në fuqi dhe do të mund te shkarkohet nga aplikacioni” Unë “.
Sipas Lorenza Bonaccorsi, zëvendësministre e shtetit për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin, qeveria në këtë mënyrë ka dashur të japë një kontribut për të gjithë ata që duan të shkojnë me pushime, duke u shpenzuar ndërkohë në ambientet vendase të akomodimit.
Real Madridi mund të jetë shumë më pranë transferimit të Rodrit sesa mendohet, sipas gazetarit të njohur spanjoll Emilio Pérez…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, foli këtë të mërkurë pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, duke deklaruar se Turqia po…
BMW ka zbuluar një model konceptual që jep një pamje të parë të gjeneratës së ardhshme të BMW M3, e…
Chevrolet po përballet me një problem të pazakontë te modeli i saj sportiv Corvette ZR1, pasi disa pronarë kanë raportuar…
Tate Ferdinand, djali i legjendës së futbollit anglez Rio Ferdinand, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij,…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj emërimit të Arben Fetait si përfaqësues i ri në…