Categories: Uncategorized

Pamjet e kryebashkiakut duke pirë kokainë, PD flet për emrin

Pas publikimit të pamjeve ku shihej qartë se një kryebashkiak i Partisë Socialiste konsumonte kokainë, opozita ka folur për emrin e tij.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.”- ka thënë ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.

DEKLARATA E PLOTE E ERVIN SALIANJI

DEKLARATA E PLOTE E ERVIN SALIANJI

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

të fundit

Janar-Prill 2025/ Investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga viti 2010

Nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE,…

24 minutes ago

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një…

1 hour ago

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Pak më parë, një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë fshatit Gërdec të Vorës. Ende nuk dihen rrethanat e…

1 hour ago

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Këtë të enjte, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i…

2 hours ago

Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…

2 hours ago

Greqia shkundet nga tërmeti/ Banorët braktisin shtëpitë, ja sa ishte magnituda (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në orën 6:19, një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.1 ballë, goditi ishullin grek të Kretës…

2 hours ago