Kanë dalë pamje të reja nga eliminimi i Kastriot Reçit i cili u qëllua me snajper.
Siç shihet në pamje biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.
Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.
Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.
Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Has. Raportohet se një person, Rushit Sallahu është vrarë me armë zjarri. Autori…
Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë…
SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big…
Disa ditë më parë një 29-vjeçar teksa po punonte me ekskavator u mbulua nga një rrëshqitje masive dheu në fabrikën…
Gjykata e posacme ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Olt Bistri, Ardit Hasanbegaj, Xhevahir Lita dhe Astmir Bilali të arrestuar…
Një kërpudhë patogjene me efekte potencialisht fatale për njerëzit parashikohet të përhapet në rajonet veriore të Evropës, Azisë dhe Amerikës,…