Një aeroplan ukrainas me 176 njerëz në bord u rrëzua sot pranë një aeroporti në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror. Zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar.
Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike, tha televizioni, pa dhënë hollësi.
Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operohej nga Ukraine International Airlines u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24.
Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani.
Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe…
Një deklaratë e drejtuesit politik të Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është rrëzuar nga dy demokratët, Gazmend…
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u pyet këtë mbrëmje në studion e emisionit "Top Story" në lidhje me foton…
Kryesocialisti Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme rreth zyrtarëve socialist që ndodhen në burg për korrupsion. I ftuar në…
Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, tensionet mes dy finalistëve, Drilonit dhe Xhenetës, nuk kanë mbetur brenda mureve…
Kreydemokratik, Sali Berisha është zotuar se brenda 100 ditëve të para si kryeministër për herë të tretë, shqiptarët do të…