Categories: Uncategorized

Pak orë na ndajnë nga manifestimi, Meta ka një tjetër mesazh: Zëri i popullit është zëri i Zotit

Teksa sot pritet të ndodhë tubimi i shumëpritur i thirrur nga presidenti Meta, ky fundit ka bërë një tjetër mesazh në rrjetet sociale.
Dy marsi përkon dhe me përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e pikërisht Meta ngre zërin për një besëlidhje të re.

“Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi! 🇦🇱

të fundit

Pas humbjes, Berisha porosit drejtuesit politik: Këto zgjedhje rrëzohen dhe nuk qëndrojnë! Protesta e 16 majit, sensibilizim për ndërkombëtarët

Sali Berisha thotë se ka nisur beteja për votën e lirë dhe sipas tij ajo do të fitohet. Duke mos…

23 minutes ago

“Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë”, Berisha: Procesi zgjedhor, grabitja më e madhe! Rama shpërndau 70 milionë euro dhurata për pensionistët

Për kreun e PD Sali Berisha procesi zgjedhor ishte një masakër elektorale dhe grabitja më e madhe në 33 vite…

32 minutes ago

Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur për gazetarët jashtë selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e drejtuesve politikë të…

1 hour ago

Kancelari Merz i Gjermanisë: Do ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Europë

Gjermania do të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës duke ndërtuar ushtrinë më të fortë në BE, tha…

1 hour ago

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, foli edhe sa i takon…

2 hours ago

“Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin…

2 hours ago