Një zjarr përfshiu mbrëmë dy pavijone në Spitalin e Durrësit duke shkaktuar panik te stafi dhe pacientët.
Zjarri mësohet se ka përfshirë kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë deri në katin e katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji.
Sipas drejtoreshës Jani, janë zhvendosur të gjithë pacientët e neurologjisë dhe kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim.
“Zjarri përfshiu kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë në të katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji. Të gjithë pacientët e neurologjisë, kirurgjisë, janë zhvendosur. Ndërsa 5 qe kërkonin oksigjenim janë dërguar në Tiranë.
Evakuimi i të gjithë pacientëve u bë pasi u shkaktua një tym i madh që përfshiu katin e parë e deri në të katërt. Fillimisht kanë ndërhyrë rojet e spitalit, derisa kanë ardhur zjarrfikëset e Durrësit. Lajmërimi i parë erdhi në 00:20, ndërkohë që shkaktoi shumë panik te pacientët dhe të afërmit e tyre që ishin në spital”, tha drejtoresha e Spitalit për BW. /albeu.com/
Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në vendin e quajtur Ura e Tabakëve. Nga të dhënat…
Kryeministri Edi Rama ëstë "përplasur" mbrëmjen e sotme në studion e emisionit "Top Story" me moderatoren Grida Duma dhe gazetarin…
Kritikat që ka për sondazhin e MgLaughlin & Associates në Top Channel dhe sondazhe të tjera për zgjedhjet parlamentare të…
Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin…