Policia e Krujës ka vënë në pranga një 32 vjeçar nga Hasi i cili kishte shkelur rregullat e karantinës dhe ka kundërshtuar forcat e policisë.
Sipas policisë shtetasi G.S. është konstatuar se po lëvizte pa autorizim, gjithahstu pas kontrollit të uniformave blu ka rezultuar se 32 vjeçari nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Njoftimi i policisë
Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.
Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
FIFA ka vendosur të heqë fotot promovuese të futbollistit të Al Ahly, Hussein el Shahat, përpara ndeshjes së Kupës së…
Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë…
Disa rrugë në Tiranë do të bllokohen ditën e hënë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën…
Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë…
Ansu Fati është një nga futbollistët që mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Monaco është skuadra që ka…
Vera duket se do të jetë e gjatë dhe e mbushur me postime hot në rrjetet sociale. Janë vajzat e…