Categories: Uncategorized

Opozita rrëzon Gjukanoviçin, zgjedhjet e rralla në Mal të Zi

Sipas rezultateve preliminare koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë fituar 41 vota nga 81 sa janë në kuvendin e këtij shteti. Partia Demokratike e Socialistëve, e drejtuar nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka fituar 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë.

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Ata i kanë bërë këto komente pas një takimi të zhvilluar ditën e hënë ndërmjet koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç.

Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se “qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare”.

Së dyti, që qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re do të jetë e përbërë prej ekspertëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare e të tjera.

“Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare”, është thënë në deklaratë.

Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, pati shkaktuar një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe. Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare. Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, pati shkaktuar një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe. Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare.

Fronti Demokratik, parti udhëheqëse e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi” mbron lidhje të forta me Serbinë dhe është e përkushtuar ndaj Rusisë. Gjithashtu e njëjta është e afërt edhe me Kishën Ortodokse Serbe. Opsioni tjetër, por më i butë, përbëhet nga demokratët, të cilët po ashtu e përkrahin kishën. Sidoqoftë, për shkak të afërsisë së pozicioneve, koalicioni i tyre me Frontin Demokratik zakonisht nuk vihet në diskutim.

“E zezë në të bardhë” e drejtuar nga Dritan Abazoviq është një koalicion qytetar që gjatë fushatës ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të ekspertëve. Ky koalicion fajëson autoritetet malazeze për “korrupsionin dhe nepotizmin” e lartë në mesin e shoqërisë, i cili është shpërfaqur në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin në proceset e integrimit evropian më 2019.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Zoran Vujiçiç ka thënë për Radion Evropa e Lirë se seancën e parë e parlamentit të sapozgjedhur e thërret kryetari i parlamentit të mëparshëm, në këtë rast Ivan Brajoviç, dhe se kjo seancë mbahet jo më vonë se 15 ditë pas njoftimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sipas rregullores këtë seancë e drejton deputeti më i vjetër në parlament. “Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, e propozon mandatarin për kryeministër brenda 30 ditëve nga dita e konstituimit të parlamentit. Kryeministri i caktuar paraqet programin e tij në kuvend dhe propozon përbërjen e qeverisë. Parlamenti vendos për programin e mandatarit dhe për përbërjen e qeverisë në të njëjtën kohë”, ka deklaruar Vujiçiç.

Qeveria duhet të zgjidhet brenda 90 ditëve nga dita e propozimit të kryeministrit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka 15 ditë për të shpallur rezultatet përfundimtare të votimit nga dita e zgjedhjeve. Sidoqoftë, ky rregull nuk është i prerë pasi ekzistojnë edhe afatet tjera në rast të dorëzimit të ankesave./Rel

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago