Categories: Uncategorized

ONM kërkoi shkarkimin, KPK konfirmon në detyrë Prokuroren e Durrësit

Në datën 10.12.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Vendimi nr. 221, datë 10.12.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të znj. Anita Jella, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 10.2.2020.

Të lidhura

None found

Sot, më datë 12.2.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

të fundit

Barcelona triumfon 5-2 në fushën e Betisit, mes spektaklit dhe një kartoni të kuq

Barcelona ka regjistruar një fitore spektakolare 5-2 në udhëtim ndaj Real Betisit, në kuadër të javës së nëntë të La…

8 minutes ago

Bayerni shkatërron Leipzigun 6-1 në Mynih dhe ngjitet në 14 pikë

Bayern Munich ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Leipzigut, duke e mposhtur me rezultat 6-1 në kuadër të javës…

9 minutes ago

Tre zyrtarë policorë dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pa patentë

Tre zyrtarë policorë, derisa po patrullonin gjatë orarit të punës, mesnatën e 15 tetorit ndalën një veturë për kontroll, të…

12 minutes ago

MPB: Mbi 20 mijë aplikime për leje armësh në 18 muaj, miratohen rreth 9 mijë

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me leje për armë po shënon rritje. Mbi 20 mijë kërkesa janë paraqitur dhe…

23 minutes ago

KSHZ: Në Bërvenicë votuan 85 nga 88 personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa nga të burgosurit votuan 7 nga 9

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të…

23 minutes ago

Protesta përshkallëzohet në Tiranë, makinat e policisë lëvizin me shpejtësi mes qytetarëve

Situata në rrugët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Protesta është përshkallëzuar. Ndërsa policë dhe civilë dhunojnë qytetarë në rrugët…

25 minutes ago