Categories: Uncategorized

OKB: Po ndjekim nga afër çështjen e Selami Simsek

Pas pranimit tëe kërkesës për gjykim të shkurtuar të shtetasit turk Selami Simsek nga gjykata Penale e Tiranës ka reaguar dhe Organizata e Kombevee të Bashkuara.

Ndërkohë qe nesër pritet që Sismsek të përballet me gjykatë, OKB njofton se është në ndjekje të rastit.

Kanë qenë familjarët e Simsek ata të cilët kanë aplikuar në OKB për ta regjistruar si çështje të të drejtave të njeriut. Ndërsa OKB u është përgjigjur se janë duke e ndjekur nga afër këtë çështje.

Selami Simsek është ndaluar në Rinas, teksa po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar, për të cilën, sipas prokurorisë ka paguar 5 mijë euro.

Shimshek është ndaluar për të njëjtën akuzë me një bashkatdhetar të tij, Harun Çelik. 42-vjeçari Çelik u deportua drejt Turqisë më 1 janar të këtij viti nga autoritetet shqiptare, me një procedurë që ende është e paqartë, ndërsa avokatët e tij kanë kërkuar nga policia e shtetit informacion zyrtar.

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim dhe hetimi për të ka vijuar për falsifikim të dokumenteve, shkruan Abc neës.

Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik. Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, e cila është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Nuk dihet nëse Shimshek do të ketë të njëjtin fat si Çelik, i cili u deportua me procedura urgjente drejt vendit të tij.

të fundit

Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…

3 hours ago

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…

3 hours ago

Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…

3 hours ago

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…

3 hours ago

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…

4 hours ago

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…

4 hours ago