Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave banues në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan.
Bëhet fjalë për Klaudjos Dervishi, Myftar Dervishi dhe Zamira Gjongeci.
None found
K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”;
M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;
Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.
Këta shtetas, kanë në dispozicion 48 orë të deklarojnë pasurinë e tyre.
Njoftimi
OFL, 19 qershor
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”;
M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;
Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Egnatia Egnatia do të vendoset në vazon e favoritëve të Champions League nëse ia del të mbrojë titullin e 4-të…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për përplasjet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke…
Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për protestën e studentëve, e cila ka…
Paris Saint-Germaini po e dominon Manchester Cityn në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke shkuar në…
Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se Bullgaria nuk do të ekstradojë…
Borxhi publik pranë pragut prej 60 për qind, për një shtet me nivel të zhvillimit ekonomik si Maqedonia e Veriut,…