Odise Roshi vazhdon të shënojë duke konfirmuar se ky është sezoni më i mire në karrierën e tij, edhe pse sa i përket klubit, objektivat janë shumë më modestë se ato të viteve të mëparshme.
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i kthyer në një pikë referimi për Akhmat Groznin, vazhdon të shënojë dhe sot ka bërë përsëri një gjë tillë, duke thyer rekordin personal sezonal.
None found
Në ndeshjen e sotme të Akhmat Groznit kundër Arsenal Tula në transfertë, Roshi ishte ai që shënoi golin e 2-0 në iminutën e 22 të sfidës. Këtë herë, ai shënoi me anë të një penalltie, pasi stafi teknik i ka dhënë atij këtë përgjegjësi në këto ndeshje vendimtare ku klubi lufton për mbijetesë. Ndërkohë, në minutën e 88 të sfidës, ai çoi rezultatain në 3-0 pas një goditje me harkim në hyrje të zonës. Sfida u mbyll 3-1 dhe Akhmat Grozni mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Këta ishin golat 6 dhe 7 në këtë kampionat për Roshin, një rekord sezonal për të duke llogaritur se edicioni më i mirë i karrierës së tij ishte një dekadë më parë, kur ai vishte ende fanellën e Flamurtarit në Superiore. Asokohe Roshi shënoi 5 gola në kampionat, ndërsa këtë vit me Groznin ka kaluar shumë më shpejt këtë shifër.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…