Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore – ndoshta 2% ose 3% – ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19
Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.
None found
“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë,” tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, mbajtur të hënën. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë.”
Ama, testet serologjike që zbulojnë sa përqind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë – sugjerojnë se ky numër është i vogël.
“Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar,” tha Tedros. “Jo më shumë se 2%-3%.”
Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive, tha se edhe nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër COVID-19, nuk do të thotë se është imun.
“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test serologjik vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë.” The Guardian
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…
Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…