Categories: Uncategorized

OBSH e zymtë: Vaksina “perfekte” mund të mos vijë kurrë

Bota mund të mos ketë kurrë një “vaksinë perfekte” për koronavirusin, dhe rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë. Kështu ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë konferencës për mediat të mbajtur në Gjenevë.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH,Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe kreu i programit të emergjencave Mike Ryan, këshilluan vendet që të përforcojnë në mënyrë rigoroze masat, si mbajtja e maskës, distancimi social, larja e duarve, dhe kryerja e testeve.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: Bëjini të gjtiha,” tha Tedros. Ai shtoi se maskat duhet të bëhen simbol i solidaritetit kudo në botë.

“Një numër vaksinash momentalisht ndodhen në fazën e 3 të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimit. Sidoqoftë, nuk ka asnjë plumb argjendi për momentin, dhe nuk mund të ketë kurrë.

Tani për tani, ndalimi i përhapjes zbret në bazat e shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve. Testimi, izolimi dhe trajtimi i pacientëve, dhe gjurmimi dhe karantinimi i kontakteve të tyre. Bëjini të gjitha. Informoni, fuqizoni dhe dëgjoni komunitetet. Bëjini të gjitha. Për njerëzit, bëhet fjalë për mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës, pastrimin e duarve rregullisht dhe kollitjen e sigurt nga të tjerët. Bëjini të gjitha.

Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: bëjini të gjitha. Dhe kur duket sikur është nën kontroll, vazhdoni! Vazhdoni të forconi sistemin shëndetësor. Vazhdoni të përmirësoni mbikëqyrjen, gjurmimin e kontakteve dhe të siguroni që shërbimet shëndetësore të ndërprera të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur…,” deklaroi kreu i OBSH.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago