Categories: Uncategorized

Nuk ndalen me dorëheqjen e qeverisë, protestuesit në Beirut kërkojnë dënim me varje

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit.

Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Të lidhura

None found

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin. Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin. Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara. Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”. Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata. Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre. 21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit. “Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar. /VOA/

të fundit

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

14 minutes ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

33 minutes ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

1 hour ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

2 hours ago

Bellingham dhe Kane i japin Anglisë triumfin ndaj Panamasë, grupin e mbyll në krye

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në…

2 hours ago

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

3 hours ago