Categories: Uncategorized

Nuk lanë lokal e market pa vjedhur, përfundojnë në pranga “shëtitësit e mesnatës”

Eshtë finalizuar me sukses operacioni policor “Shëtitësit e mesnatës”, për zbardhjen e vjedhjeve me thyerje të ndodhura më parë duke vënë në pranga 4 persona.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 12 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të lokaleve, këmbimit valutor dhe bizneseve të ndryshme.

Të lidhura

None found

Policia ben me dije se vjedhjet kane ndodhur gjatë dy muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, dy prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësit e mesnatës”, shtetasit A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç (të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhin në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, konkretisht:

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit F. M., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Vjedhja e një shume parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në rrugën “Panajot Pano”.

Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Tentativa për vjedhje në një market në pronësi të shtetasit G. B., ngjarje e ndodhur më datë 25.08.2020, në rrugën “Leonard Frroku”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit Sh. Zh., ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2020, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Tentativa për vjedhje me thyerje të një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetases E. K., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Tentativa për vjedhje me thyerje në një bar-kafe në administrim të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit V. M., ngjarje e ndodhur më datë 14.08.2020, në rrugën “Frosina Plaku”.

Vjedhja e një shume parash në një piceri në zonën e ish-fushës së aviacionit.

Tentativa e vjedhjes të një marketi në pronësi të shtetasit M. R., ngjarje e ndodhur më datë 19.07.2020, tek “Blloku Gintash”.

Vjedhja me thyerje e një shume parash në një market në pronësi të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 27.07.2020, në rrugën “Sokrat Miho”.

Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi K. S., ka thyer vendimin e Gjykatës, pasi ajo i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Flakët përfshijnë pyjet e ahut në malësinë e Prrenjasit, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren të thepisur

Një vatër zjarri e regjistruar në fshatin Shqiponjë të Bashkisë Prrenjas, në zonën e njohur si “Lukovë – Guri i…

5 minutes ago

Interesim i lartë për peticionin e IKD-së, vijon mbledhja e nënshkrimeve

Po vazhdon peticioni dhe mbledhja e nënshkrimeve nga Instituti i Kosovës për Drejtësipër ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të…

9 minutes ago

Albin Kurti pret Ziadin Selën në Prishtinë, këto ishin temat e takimit

Nga qeveria e Kosovës njoftojnë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare,…

18 minutes ago

Ukrainasi ndiqet nga droni rreth furgonit para shpërthimit, Kievi akuzon Rusinë për shënjestrimin e civilëve

Një civil ukrainas ka mbijetuar pas një sulmi me dron rus në një treg në Kherson, ku sipas autoriteteve ukrainase,…

21 minutes ago

Fluks në Pediatrinë e Vlorës nga virozat dhe alergjitë, regjistrohen deri në 80 vizita ditore

Temperaturat e larta të verës dhe rritja e numrit të turistëve kanë sjellë një fluks të shtuar vizitash në Pediatrinë…

24 minutes ago

Ariana Grande shpjegon tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: Ishte planifikuar prej kohësh, jo një vendim impulsiv

Ariana Grande ka reaguar për herë të parë pas njoftimit se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit…

24 minutes ago