Categories: Uncategorized

Nuk lanë lokal e market pa vjedhur, përfundojnë në pranga “shëtitësit e mesnatës”

Eshtë finalizuar me sukses operacioni policor “Shëtitësit e mesnatës”, për zbardhjen e vjedhjeve me thyerje të ndodhura më parë duke vënë në pranga 4 persona.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 12 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të lokaleve, këmbimit valutor dhe bizneseve të ndryshme.

Policia ben me dije se vjedhjet kane ndodhur gjatë dy muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, dy prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësit e mesnatës”, shtetasit A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç (të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhin në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, konkretisht:

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit F. M., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Vjedhja e një shume parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në rrugën “Panajot Pano”.

Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Tentativa për vjedhje në një market në pronësi të shtetasit G. B., ngjarje e ndodhur më datë 25.08.2020, në rrugën “Leonard Frroku”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit Sh. Zh., ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2020, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Tentativa për vjedhje me thyerje të një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetases E. K., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Tentativa për vjedhje me thyerje në një bar-kafe në administrim të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit V. M., ngjarje e ndodhur më datë 14.08.2020, në rrugën “Frosina Plaku”.

Vjedhja e një shume parash në një piceri në zonën e ish-fushës së aviacionit.

Tentativa e vjedhjes të një marketi në pronësi të shtetasit M. R., ngjarje e ndodhur më datë 19.07.2020, tek “Blloku Gintash”.

Vjedhja me thyerje e një shume parash në një market në pronësi të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 27.07.2020, në rrugën “Sokrat Miho”.

Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi K. S., ka thyer vendimin e Gjykatës, pasi ajo i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

“Vetëm ky baba këtu m’zen mua”/ Alba tregohet më e vendosur se kurrë për dashurinë e saj ndaj Limit

Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…

54 seconds ago

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…

18 minutes ago

“Mbështetësi i PD më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protesta e opozitës…

31 minutes ago

Ludo Lee për Londrimin: Ai nuk është aq engjull sa duket!

Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një…

45 minutes ago

Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore”

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një…

51 minutes ago

Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të “vazhdojë të ëndërrojë” nëse mendon se mund të…

1 hour ago